Super lajm: Aktivisti mitrovicas po e bën me banesë familjes me 5 jetimë

  • Aktivisti mitrovicas, Liridon Kurti, po vazhdon me aktivitete bamirëse, me të cilat po ndihmon familjet e qytetit që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Ai sot ka njoftuar se i janë mbledhur mjetet për blerjen e një banese për një familje me pesë fëmijë jetim.

Kurti ka kërkuar që të njoftohet nëse dikush në Mitrovicë ka për të shitur një banesë me çmim të volitshëm.

Postimi i plotë:

Një familjes nga Mitrovica me 5 fëmijë jetimë së shpejti me lejen Zotit do t’ia ndryshojmë jetën për të mirë duke ia dhuruar një banesë.

Nëse ke ti ose ndonjë i afërm i yti banesë në shitje me një çmim të përshtatshëm mund të aplikosh në thirrjen e hapur për aplikim në linkun në koment!

Lexo edhe:  Ky është burri që vdiq sot pasi ra nga ura në Mitrovicë