E rëndë: Të dy prindërit e braktisin fëmijën në Fushë Kosovë, arrestohen nga Policia

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një fëmijë është braktisur nga prindërit.

Policia ka bërë të ditur se një burrë e një grua janë arrestuar në Fushë Kosovë për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ende nuk dihet se çfarë masa janë marrë për fëmijën e braktisur.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në hotelin “Venus” në Prishtinë, punëtori “avulloi” mbi 8 mijë euro nga zyra e pronarit