Parashikimi i motit për vikend dhe në filim të javës së ardhshme

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje sërish dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell, vranësira të pakta lokale dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje të sërishme në tërë rajonin.

Edhe e diela parashihet të jetë një ditë mjaft e nxehtë dhe kryesisht me diell. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

E Hëna sjellë destabilizim të motit, vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshjet lokale mund të fillojnë natën mes së dieles dhe së hënës ose mëngjesin e hershëm të së hënës. Gjatë ditës së hënë në tërë rajonin, vranësira, intervale kohore me diell dhe riga e rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje sidomos në zonat kontinentale të rajonit e më pak në zonat mesdhetare.

E Marta sjellë intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme si dhe ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Vushtrria mbushet me posterë që thërrasin për bojkotim të produkteve serbe