Shtetasi gjerman gjuan me armë në një aheng në Podujevë  

Është arrestuar një shtetas gjerman në fshatin Kërpimeh të Podujevës pasi i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2023, pak para mesnatës.

Policia njofton se i njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, njofton PK

Lexo edhe:  Për katër ditë, “veturave inteligjente” të policisë identifikojnë mbi 70 mjete në trafik me regjistrim të skaduar