Aksident i rëndë në Prizren, vetura futet në një lokal

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në lagjen Lakuriq në Prizren.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë është përplasur në një lokal në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale.

Lexo edhe:  Ishte dënuar për rrezikim të trafikut, ky është kosovari që u arrestua në aeroport – dërgohet në burg