Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Herë pas here priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen më shumë gjatë ditës duke kushtëzuar rrebeshe dhe stuhi lokale me bubullima. Të gjitha reshjet dhe stuhitë eventuale do të jenë të karakterik lokal.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të kushtëzojnë rrebeshe dhe stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në viset bregdetare do të ketë shumë më shumë intervale kohore me diell, megjithatë edhe atje nganjëherë lokalisht priten vranësira dhe ndonjë rrebesh ose stuhi shiu me bubullimë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Kurti paralajmëron rrezikun për skenarë të tjerë destabilizues në veri, thirrje qytetarëve serbë: Vetëpërmbahuni nga cytjet dashakeqe