E rëndë: Vdes një punëtor 48 vjeç në Kosovë

Një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës.Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’ ka thënë Veseli për Indeksonline.

Më tutje është bërë e ditur se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.

Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore.

Lexo edhe:  Dy persona e sulmojnë policin në Gjakovë pas një mosmarrëveshje në trafik