Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.

Rrallë në disa vise parashihet të ketë ndonjë zhvillim me ndonjë rrebesh të izoluar shiu, ndërsa temperaturat pritet të jenë mjaft të larta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Pasdite në disa zona kodrinore-malore priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Shumë nxehtë edhe për fundjavë. Temperaturat parashihet të shënojnë rritje të mëtutjeshme, ndërsa rrebeshe të izoluara priten vetëm në disa rajone të caktuara, shumë më të theksuara në jug dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në disa zona në Maqedoninë Veriore./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Avokati Kërveshi i ushtarit të FSK-së i drejtohet Dalibor Jevtiqit: Distancohu e kërko falje, ndryshe shihemi në Gjykatë