Nis aplikimi për subvencionimin e librave, prindërit mund të aplikojnë nga sot për tekstet shkollore

Nga sot, të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, shkroi Nagavci,

Ministrja po ashtu tha se platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër, ndërsa çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale është e gatshme.

“Ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, shtoi ajo.

Lexo edhe:  Kontrollohen dy shtëpi në veri: Gjenden armë, radio lidhje, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste