Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot na pret mot i ftohtë sidomos në mëngjes kur temperaturat do të ulen afërsisht deri në -10 gradë Celsius. Gjatë dites zbutje e acarit dhe priten intervale të gjata kohore me diell.

Temperaturat maksimale parashiehn deri në 2 gradë Celsius. Mund të ndodhë ndonjë fjollë kalimtare bore orëve të mëngjesit në disa zona kodrinore-malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, kalimtare. Mëngjesi do të jetë me acar në gati tërë rajonin, ndërsa dita me intervale kohore me diell.

Të dielën na pret mot me rritje të temperaturave ditore, ngase do të fillojnë të fryjnë erëra lokalisht të forta dhe më të ngrohta nga jugperëndimi. Në Shqipëri dhe Mal të Zi lokalisht pritet të ketë shtim të vranësirave dhe reshje kryesisht të dobëta, të izoluara shiu e bore.

Fillimi i javës së re sjellë rritje të temperaturave, por edhe destabilizim të motit me vranësira e rrebeshe lokale shiu. Në viset malore reshje lokale bore. Të martën fronti i ftohtë sjellë edhe reshje bore sidomos në Kosovë dhe viset kodrinore-malore të rajonit.

Lexo edhe:  Hajni me maskë e armë trishton punëtorët e një marketi në Mitrovicë