Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell, por edhe me shtim lokal të vranësirave.

Në orët e vonshme të pasdites mund të ndodhë zhvillimi i ndonjë rrebeshi të izoluar shiu, ndërsa temperatura maksimale parashihet të jetë rreth 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë pranverore dhe verore.

Të shtunën na pret mot i ngjashëm, pra kryesisht me diell, por edhe vranësira lokale dhe mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar.

Të dielën dhe të hënën pritet kulminacioni i të nxehtit afrikan në viset tona. Në tërë rajonin na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat maksimale në Kosovë deri në 28 dhe 29, madje mund të ndodhë edhe 30 gradë Celsius.

Nga e marta fillon destabilizimi gradual por mjaft i fuqishëm i motit ku sidomos të mërkurën priten reshje dhe rrebeshe intensive shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Në viset malore do të ketë reshje bore.

Lexo edhe:  Dyshohet për mashtrim, ky është personi që u arrestua në Han të Elezit