Jori Delli dhe Fred de Palma të fejuar? Fotoja e fundit e modeles shton dyshimet

Modelja e njohur, Jori Delli prej pak kohësh është në një lidhje romantike me reperin e njohur italian, Fred De Palma.

Të cilësuar si një prej çifteve më të komentuar dhe më të dashur për publikun, një postim i Jorit në InstaStory ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Bukuroshja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, ka postuar një foto të dorës së saj, me një unazë në gishtin ku mbahet unaza e fejesës, apo martesës.

Unaza me gurë gjithashtu të lë përshtypjen e një unaze fejese, ndërsa vetë ajo ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë mbi këtë foto.

Lexo edhe:  Efi hidhet në “sulm” ndaj Luizit, shpërthejnë keq fansat