Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Moti pritet të mbajë mot pothuajse pranveror. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe nëpër disa lugina me mundësi për mjegull. Dita stabile, me diell dhe mjaft e ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 ajo minimale deri në 23 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Edhe e marta do të jetë mjaft e ngrohtë, megjithatë ndryshimi i motit do të fillojë në Mal të Zi, me zhvillime të fuqishme dhe rrebeshe intensive. Më vonë gjatë pasdites ose mbrëmjes rrebeshe intensive priten edhe në veri të Shqipërisë dhe disa nga këto do të depërtojnë edhe në Kosovë, sidomos në veriperëndim e deri në verilindje të Republikës së Kosovës. Tutje rrebeshe lokale priten edhe në disa zona tjera të Shqipërisë dhe rrallëkund në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe juglindje të Kosovës.

E Mërkura sjellë ulje të lehta të temperaturave dhe përmirësim të motit, ndërsa reshje të reja shiu që do të jenë më përfshirëse priten të enjten./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit