Mungesa e nxënësve në fshtatrat e Mitrovicës, do të mbyllën dy shkolla

Burime të “Jepi zë” marrin vesh se shkolla në fshatin Selac është mbyllur.
Ky vendim nuk është mirëpritur nga banorët dhe nga kryesia e shkollës, shkruan Jepi zë.
Sipas këtyre burimeve, nxënësit e kësaj shkolle do të transferohen në shkollën e fshatit Kaçanollë.
Poashtu, burime brenda drejtorisë së Arsimit, thonë se po planifikohet mbyllja edhe e shkollës në fshatin Bare dhe nxënësit të transferohen në fshatin Bajgorë.
Deri tek ky vendim ka ardhur për shkak të numrit të vogel të nxënësve. Siç mësohet, shkolla e Selacit kishte 5 nxënës.
Ndryshe, shumë fshatra po zbrazen nga fshatarët që po zgjedhin të zhvendosen në qytet e disa tjerë po marrin rrugën e mërgimit.
Lexo edhe:  Lajm i keq: Nga 15 dhjetori rikthehen reduktimet e rrymës