Kundërshtohet ndërtimi i stacionit policor në veri

Një tjetër peticion do ta dorëzojnë banorët lokalë serbë të Mitrovicës së Veriut brenda kësaj jave në Kuvendin Komunal.

Rreth 2 mijë qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht iniciativës së partisë Demokratike Serbe për te kundërshtuar përmes peticionit vendimin e Komunës për t’ia dhënë në shfrytëzim këtë hapësirë Ministrisë së Punëve te Brendshme.

Ata po pretendojnë se këtu do të ndërtohet një stacion policor.

“I kemi mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime, sepse jemi kundër vendimit të Komunës që ajo hapësirë të ipet në shfrytëzim, vendimi është marrë pa konsultim publik paraprakisht, askush nuk ka pyetur nëse 3 hektarë do të ipen në shfrytëzim, ne nuk kemi nevojë për forca shtesë të policisë, kemi nevojë më shumë hapësira të gjelbra, më shumë parqe”, tha Stefan Veljkovic nga Partia Demokratike Serbe.

Por në Kuvendin Komunal thonë se kërkesa e këtij subjekti politik nuk është në përputhje me ligjin, dhe si pasojë vendimi nuk mund të shfuqizohet.

E, nga Stacioni i Policisë së Kosovës në veri thonë se hapësira nga MBP-ja do të shfrytëzohet për një tjetër qëllim.

Vendimi i Kuvendit Komunal për ndarjen e kësaj parcele për MPB-në ka marrë dritën e gjelbër edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa stacioni i policisë këtu në veri aktualisht ndodhet në këtë objekt që është përballë Gjykatës Themelore./atv

Lexo edhe:  Me maskë dhe nën kërcënimin e thikës, hajni vjedhi 1 mijë euro nga një lokal në Prishtinë dhe cigare në vlerë 500 euro