Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje e rrebeshe shiu.

Reshje shiu pritet të ketë sidomos paradite dhe eventualisht në mesditë, ndërsa pasdite reshjet pritet të pushojnë dhe mund të ketë edhe ndonjë interval kohor me diell.

Temperaturat pritet të luhaten nga 1 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell e riga e rrebeshe lokale shiu. Reshjet nuk do të zgjasin shumë.

Nga e Enjta edhe më ngrohtë në trojet tona, por përpos intervaleve kohore me diell lokalisht priten rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Për fundjavë intensifikim i reshjeve të shiut veçanërisht ngea e shtuna vonë. Fillimi i javës së re do të kushtëzojë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ardhjen e masave ajrore të ftohta polare. Priten edhe reshje lokale bore.

Lexo edhe:  Dëmtimi i shenjave të trafikut, Elshani jep detaje thotë se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur