Gjakovari e bën telashe nënën e tij, ia merr paratë me dhunë dhe e kërcënon

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Sinjali mëson se 59-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se djali i saj e ka kërcënuar dhe me dhunë ia ka marrë një shumë parash, ndonëse e njëjta ishte e pajisur me urdhër të mbrojtjes.

36-vjeçari posa ka kryer veprën për të cilën dyshohet, është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, teksa po vazhdojnë hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Prizren: Djali ushtron dhunë ndaj babait, ai e sulmon në vetëmbrojtje dhe e lajmëron në Polici