Mrekullia ndodhë në Spitalin e Mitrovicës: Brenda dy ore kryhen dy operime në dy pacientë me dallim moshe 100 vjeçare

Në Spitalin e Mitrovicës, mjekët brenda dy ore kanë kryer dy operacione me fraktura të ndryshme në dy pacientë me dallim moshe 100 vjeçare.
Fillimisht doktorët e mrekullushëm me profesionalizëm të lartë dhe me sukses operojnë një fëmijë tetëvjeçar, nxënës i Shkollës Fillore “Migjeni” në Mitrovicë, i cili kishte pësuar frakturë në krah, përcjell Jepi zë.
Pas kësaj, ata operojnë me profesionalizëm dhe sukses një grua mjaft të moshuar në moshën 108 vjeçare, që mban titullin stërgjyshe dhe e cila kishte pësuar frakturë në këmbë.
Ndryshe, reparti i kirurgjisë dhe ortopedisë janë dy nga më aktivët që po arrijnë të kryejnë punë të suksesshme.
Lexo edhe:  Përfundon operacioni “Guri”, Policia kap rreth 12 kilogramë marihuanë dhe arreston 6 persona