Parashikimi i motit për ditën e martë dhe të mërkurë

Dita e martë do të karakterizohet me mot mjaft të nxehtë dhe me shumë diell, megjithatë pasdite përreth disa vise kodrinore-malore parashihen zhvillime të vranësirave që eventualisht mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Më së shumti probabilitet për rrebeshe kanë malet përreth Pejës, Deçanit dhe Istogut në veriperëndim si dhe malet e Sharrit në jug e juglindje. Edhe pse rrebeshet kryesore priten në zonat malore nuk përjashtohet mundësia që në orët e vonshme të pasdites të ketë zhvillime edhe në disa zona më të ulëta kryesisht në Dukagjin dhe Drenicë, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër.

Zhvillimet dhe rrebeshet e nesërme do të jenë të izoluara dhe është e pamundur të përcaktohet krejtësisht saktë rajoni ku priten këto zhvillime por ky postim analizon probabilitetin sipas disa modeleve më të besueshme. Në shumë rajone nuk priten fare reshje.

Ky postim le të jetë një ndihmesë sado e vogël për të gjithë ata që kanë në këto kohë të shirave të shpeshtë po mundohen të mbarojnë me punët bujqësore.

Edhe dita e mërkurë pasdite sjellë rrebeshe lokale, vende-vende intensive dhe shkarkesa të forta elektrike, por edhe këto reshje nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Përleshje me mjete të forta mes të miturve në Suharekë, njëri përfundon në spital me lëndime të rënda