Bie në prangat e Policisë hajni në Kamenicë që kërkohej nga Gjykata, kishte 8 urdhëresa aktive

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Sinjali mëson se kanë rënë në prangat e Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Siç thonë burimet, në mesin e tyre është edhe një 32-vjeçar, i cili është kapur të hënën në Rogoqicë të Kamenicës, ku pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij kishte hiç më pak se tetë urdhëresa aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilin Gjykata Themelore në Gjilan kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhje””, për çka ishte dënuar me burgim.”.

Sinjali mëson se në gjashtë prej tetë urdhëresave, i riu kërkohej pasi ishte dënuar me burgim, por që kishte arritur ta shijojë lirinë nga arratia.

Pas përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  Hidhet në diskutim Kodi i Familjes në Shqipëri, kush tradhton parashihet të dënohet me burgim