Parashikimi i motit pér sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull e ngrica të dobëta. Temperaturat nga -1 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi me mjegull sidomos në lugina dhe disa nga ultësirat e rajonit. Në disa vise mjegulla mund të qëndrojë më gjatë. Dita stabile dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të jenë pothuajse pranverore sidomos në zonat më të nxehta të rajonit.

Mot stabil dhe kryesisht me diell do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Vetëm mjegulla mund të mbajë temperaturat e ulëta, ndërsa në zonat me diell që do të thotë në shumicën e territoreve tona do të kemi mot pothuajse pranveror sidomos orëve të mesdites./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Theret me thikë gruaja që ndërhyri për ta ndaluar rrahjen e bashkëshortit me dy burra