E rëndë: Vetura godet një person në magjistralen e Mitrovicës dhe ikën, mbetet i vdekur në rrugë

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur para pak minutash në magjistralen drejt Mitrovicës.

Një person është goditur për vdekje nga vetura teksa kalon rrugën në fshatin Maxhunaj, shkruan “Jepi zë”.

Personi ka mbetur i vdekur në rrugë, ndërkohë që shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga momenti kritik.

Magjistralja e Mitrovicës tani është në kaos nga veturat.

Lexo edhe:  Fasulja arrin të krahasohet me mish- 10 euro kilogrami i fasules në tregun e gjelbër