Si rrezikoi “Albi Market” shëndetin e fëmijëve për të fituar pak centa?

Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë mbrëmë ka zhvilluar një kontroll në “Albi Market” në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kanë gjetur disa njësi të produkteve me afat të skaduar.

Reagimi i inspektoratit ka ardhur pas raportimit nga një qytetar, i cili ka bërë të ditur se një nga produktet ushqimore që kishte blerë në këtë market, kishte qenë me afat të skaduar.

“Qe çka iu shesin fëmijëve në supermarketin e Albi në Ulpianë”, ka shkruar një prind.

AUV ka bërë të ditur se pas raportimit, në “Albi Market” janë dërguar ekip inspektues të cilët kanë gjetur disa njësi me afat të skaduar.

“Të njëjtat do të asgjësohen. Ndaj operatorit ekonomik do të iniciohet procedurë në gjykatë”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të AUV.

Qytetari që ka raportuar rastin e ka shpërndarë atë edhe në rrjetin social Facebook, duke falënderuar AUV-in për reagimin e shpejtë.

Produktet në fjalë do të mund të ndikonin në shëndetin e fëmijëve, duke marrë parasysh edhe rastet e mëhershme të helmimit të fëmijëve për shkak të konsumimit të produkteve pa afat në dyqane të ndryshme.

Lexo edhe:  Konfirmon Policia: 1 i vdekur e 3 të lënduar në aksident në Kamenicë