Dyshohet se vodhi arkën me para në shitoren e fshatit, arrestohet i mituri në Viti

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur së fundi në fshatin Smir të Rahovecit, ku një person dyshohet se kreu vjedhje në shitoren e fshatit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 17-vjeçari është identifikuar pas disa ditësh në arrati dhe i njëjti është arrestuar mbrëmë.

Sinjali mëson se i mituri dyshohet që ka vjedhur arkën me para në shitore, gjë që ka bërë që pronari i saj të denoncojë rastin në Polici.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Surprizat e motit gjatë kësaj jave, shi dhe ulje të temperaturave