Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet përkeqësim gradual i motit. Nga veriu dhe perëndimi do të ketë shtim të vranësirave dhe do të fillojnë reshjet e shiut, ndërkohë që në lindje dhe juglindje ende do të ketë intervale kohore me diell dhe ka gjasa të mos ketë shi deri vonë në mbrëmje. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe në disa vise me intervale kohore me diell. Vranësira e reshje shiu priten në Shqipëri dhe Mal të Zi, përveq perëndimit dhe juglindjes së Shqipërisë ku priten intervale kohore me diell.

Intervale të gjata kohore me diell pritet të ketë në Maqedoninë Veriore ku nuk priten reshje shiu. Vetëm në veriperëndim të vendit vonë pasdite priten riga shiu.

Të mërkurën pak më ftohtë, me reshje lokale shiu në Kosovë, veri dhe jug të Shqipërisë dhe Mal të Zi. Në Maqedoninë Veriore shumë pak riga shiu. Në viset e larta malore priten fjolla bore.

Informacion i Përgjithshëm

Ky ciklon që po vjen do të kushtëzojë reshje shiu, por jo në të gjitha territoret tona. Fare pak reshje priten në perëndim dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Pak më shumë reshje shiu priten në lindje dhe juglindje të Kosovës edhe pse në sasi të pakta. Në viset tjera priten reshje më solide shiu e më së shumti reshje priten në Mal të Zi, veri të Shqipërisë dhe disa pjesë të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  Arrestohet gjakovari, kapen me mijëra euro në xhep

Të enjten përmirësim afatshkurtër i motit, ndërsa e premta sjellë rritje të temperaturave, por njëkohësisht vranësira të reja dhe riga shiu nganjëherë.

Sipas ecurive aktuale sinoptike të shtunën përkeqësim dramatik i motit me reshje të dendura bore dhe depërtim i ajrit polar./MeteoBallkan