Rama dhe Tërnava inspektojnë punimet në Xhaminë Qendrore, publikohen pamjet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Myftiun Naim Tërnava kanë inspektuar punimet në Xhaminë Qendrore në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka ndarë disa fotografi nga punimet që po zhvillohen në Xhami.

“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore”, shkruan Rama në postimin e tij.

Më poshtë gjeni disa foto gjatë punimit të Xhamisë Qendrore në kryeqytet.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike sot