Burri i dehur në Prishtinë pengon zyrtarët policorë ta dënojnë shoferen që po voziste veturën pa leje, arrestohet

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qendër të Prishtinës, ku njësitet policore kanë ndalur për kontroll një veturë të cilën po e drejtonte një 29-vjeçare e cila nuk posedonte patentë shofer.

Gjatë kohës që zyrtarët policore po shkruanin tiketën për kundërvajtje në trafik, një person është afruar duke thënë se është pronari i veturës dhe ka penguar policët që të shqiptonin gjobën.

Kjo ka bërë 31-vjeçari të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim. Ai i është nënshtruar testit për alkool ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

Lexo edhe:  53-vjeçari në Mitrovicë rrah brutalisht fqinjin e tij, i riu dërgohet me lëndime të rënda në spital