Vetura shkel një këmbësor në Fushë Kosovë, vdes disa orë më vonë pasi u dërgua në QKUK

Një person ka humbur jetën në Fushë-Kosovë në orët e hershme të së enjtes, pasi ishte goditur nga një veturë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte goditur nga vetura rreth orës 20:05 të mërkurën, ndërsa vdiq si pasojë e plagëve në QKUK në ora 01:10 të enjten.

“Fushë-Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor. Viktima është dërguar në QKUK ku më datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  “Lopa jote ka hy në arën time”, arsyeja banale për të cilën u rrahën mes vete kushërinjtë në Skenderaj