Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot shumë më të freskët, krahasuar me ditët e kaluara.

Parashihen vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu si dhe në disa vise edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale vështirë që mund të kalojë mbi 22 gradë Celsius. Mos prisni shi në çdo cep të territorit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa vise do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe kalimtare  shiu priten në jug dhe perëndim të Shqipërisë në zonat bregdetare, por pa ndonjë ndikim të madh te temperaturat. Rrebeshe kalimtare, lokale priten edhe në lindje të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, ndërsa në zonat tjera që nuk i përmendëm rrebeshet do të jenë krejt të rralla dhe të izoluara.

Të martën freskët, me erëra të forta nga verilindja, vranësira dhe intervale kohore me diell. Lokalisht pritet edhe ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu.

Nga e mërkura rritje graduale e temperaturave dhe stabilizim gradual i motit. Priten intervale më të gjata kohore me diell, megjithatë nganjëherë lokalisht ndonjë vranësirë dhe ndonjë rrebesh i shkurtër shiu./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Shtrenjtohet mishi me të madhe: Nga 7.5 sa ishte, kilogrami shkon deri në 13 euro