Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Është arrestuar një person në Vushtrri. I njëjti pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan e tij.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ra

“Vushtrri 14.09.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raport.

Lexo edhe:  PDK – Dega në Gjilan i reagon Alban Hysenit: Keni dështuar me banimin e përballueshëm, gjatë qeverisjes së Thaçit u ndërtuan dy banesa sociale në Gjilan për 53 familje