Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të mbajë mot me shumë vranësira, por kryesisht pa reshje atmosferike.

Pasdite priten intervale kohore me diell dhe rrallë në disa vise ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale vështirë që mund të arrijë shifrën 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe i freskët. Pasdite priten zhvillime të fuqishme në pjesët qendrore, jugore dhe perëndimore të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore ku priten rrebesh të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet mbesin të izoluara.

Për fundjavë përmirësim i motit dhe priten më shumë intervale kohore me diell, megjithatë mbesin vranësira lokale dhe ajri i freskët. Temperaturat do të shënojnë rritje por jo sa dë të kishim dëshiruar. Reshjet parashihen të pakta dhe të izoluara./MeteoBallkan

Lexo edhe:  ‘Kobra’ transferohet nga Burgu i Sigurisë së Lartë në një qendër tjetër paraburgimi