Aksident i rëndë në Mal të Zi, tre nga viktimat janë shqiptarë

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.
Sipas raportimeve të mediave në Mal të Zi, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një është shtetas malazez.

Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete. Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë.

Rasti është duke u hetuar

Lexo edhe:  Iu jepet lamtumira e fundit infermieres nga Gjilani që vdiq dje pasi ra në bunar