Edhe Komuna alarmon për kujdes, mos dilni rrugëve pa nevojë

Pas përkeqësimit të motit, Komuna e Prishtinës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në parqe e parkingje afër pemëve.

Nga komuna kanë thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes nga rënia e degëve të drunjve.

“Të dashur qytetarë, për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike, ju ftojmë të bëni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqet dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve”, thuhet në apelin e komunës.

Lexo edhe:  “Gruaja më thoshte dil natën, puno roje”- 34-vjeçari në gjyq: Pse i vendosa kamerat