“Avni, boll bre. Boll ma. Nalu 1 minut dreqi të marrt”, shpërthimi epik i Shqipe Pantinës kundër Avnu Zogianit të VV-së

Shqipe Pantina është detyruar mbrëmë t’i bërtasë Avni Zogianit. Ndryshe nuk ishte mundësi që ta merrte fjalën në debat televiziv.

“Avni, boll bre. Boll ma. Nalu se e teprove seriozisht. Nalu dreqi te marrte”, bërtet Pantina.

Për ta ndërprerë Zogianin, Pantinës i erdhi në ndihmë edhe moderatori i emisionit i cili i tha; “ Po nalu, o burrë. Po nalu bre pak”.

Videoja ku shihet Pantina që shfaqet e acaruar me Zogianin tashmë është bërë virale edhe në Tik Tok.

Përplasja ka ndodhur në një debat televiziv në një televizion kosovar.

Nuk dihet se a ka rezultuar e efektshme bërtima e Pantinës për ta ndaluar Zogianin, pasiqë videoja virale është prerë.

Zogiani tashmë ka bërë emër si person bezdisës nëpër studio televizive, duke mbrojtur me tone të ashpra çdo veprim të pushtetit të Kurtit.

Zogiani, po ashtu, ka bërë emër në publik edhe si ish-këshilltar i Agim Bahtirit, ish-kryetarit të Mitrovicës.

@prishtinaa111

Nalu bre 1 min dreqi emart 🤣🙈

♬ original sound – ⚜️Prishtina111⚜️🇦🇱🥃

Lexo edhe:  ‘Dora’ e butë e Prokurorisë, lirohet nipi i Kaçës që dyshohet se kërcënoi policin e Njësisë Speciale në Mitrovicë