Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, por me tendencë destabilizimi.

Priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale që do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu, kurse orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime intensive të vranësira konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, pra nuk parashihen rrebeshe të mëdha në tërë territorin. Temperatura maksimale deri në 25 apo 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ngrohtë, por me zhvillime lokale të rrebesheve të shiut. Reshjet do të jenë të karakterit lokal. P.sh. përderisa një rajon ndikohet nga dielli, rajoni tjetër jo shumë larg mund të ketë rrebeshe intensive. Në mbrëmje dhe gjatë natës intensifikim e rrebesheve dhe stuhive lokale të shiut me bubullimë.

Të Enjten më freskët, me reshje të herëpashershme lokale shiu e vende-vende me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Parashihen rrebeshe intensive shiu që mund të shkaktojnë vërshime të shpejta lokale.

Nga e Premta përmirësim gradual i motit, ndërsa rrebeshet intensive, lokale të pasdites zhvendosen në gjysmën jugore të Shqipërisë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Policia kap 6 persona që falsifikonin para, iu gjet thesi me 2 euro false