Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave për shkak të rrymimeve shumë të fuqishme ajrore nga jugu në shtresat e larta të atmosferës, por edhe pranë sipërfaqes.

Gjatë ditës priten rreze diellore, por edhe vranësira të herëpashershme. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, ndërsa pritet të ketë sërish koncentrim të madh të grimcave të pluhurit saharian në atmosferë.

Do të fryjnë erëra mesatare deri të fuqishme nga jugu, kurse temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, por nuk priten reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe bashkë me erërat jugore do të ketë shtim dhe koncentrim të madh të grimcave të pluhurit saharian nga shkretëtirat e Afrikes veriore.

Dendësim masiv i vranësirave pritet të kemi të hënën, ndërsa reshjet do të fillojnë së pari në Mal të Zi dhe Shqipëri ku priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Tutje reshje shiu do të fillojnë edhe në rajonin e Dukagjinit në Republikën e Kosovës, ndërsa orëve të pasdites në tërë Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Vende-vende priten reshje intensive shiu dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e marta na pret mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Reshje bore vetëm në zonat e larta malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit