Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Pasdite parashihen disa zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi  parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite parashihen disa zhvillime të të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. më të theksuara në zonat kodrinore-malore.

E Enjta sjellë mot me diell dhe të nxehtë, por edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa vise parashihen rrebeshe intensive shiu, ndërsa temperaturat shënojnë ulje të lehta.

Nga e premta na pret kryesisht me diell, por pasditeve do të ketë zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në zonat kontinentale të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Tifozët sulmojnë policët dhe thyejnë disa ulëse të palestrës, pas ndeshjes Peja-Rahoveci