I riu vdes pasi bie nga kati i gjashtë, ku po suvanonte (VIDEO)

Arbnor Berisha nga Berisha e Malishevës ka mbetur i vdekur mëngjesin e së hënës në një kompleks banesor në Lagje të Spitalit në Prishtinë.

28-vjeçari u rrëzua nga një lartësi e madhe, duke gjetur vdekjen në vendngjarje.

Vdekjen e malishevasit e ka konfirmuar edhe Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, duke bërë të ditur se viktima ka arritur aty pa shenja jete.

Klan Kosova ishte edhe tek familja e të ndjerit, por të njëjtit nuk dhanë informacion për rastin.

Ndërsa, televizioni e pati të pamundur të flas me ndokënd nga kompania përgjegjëse e këtij objekti banesor.

Ngjarja tragjike po hetohet edhe nga njësitet kompetente të policisë në koordinim me prokurorinë. Kurse, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Tentim vrasja: Këta janë tre të dyshuarit e tjerë, në mesin e tyre edhe i riu që u ther me thikë