Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot na pret mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Gjatë ditës dhe pasdite si zakonisht këtë pranverë priten zhvillime konvektive në atmosferë që si pasojë do të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër. Në disa vise priten rrebeshe intensive. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësirat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kontinentale të rajonit. Në zonat bregdetare më shumë intervale kohore me diell dhe më pak zhvillime të vranësirave.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, me vranësira, intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale me bubullima. Në viset bregdetare shumë më pak reshje./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  ‘S’do lejoj askënd që ta adoptojë’: Flet pediatri i ‘Aya’ mrekullia që shpëtoi nga rrënojat