Zhduken dy vajza në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve fundit janë zhdukur dy vajza në Prishtinë.

Sipas raportit policor, një grua është ankuar se nga 13 prilli vajza e saj s’është kthyer në shtëpi. Policia njoftoi se kanë nisur hetimet për gjetjen e saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ankuesja kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa, në një rast tjetër po ashtu në Prishtinë, thuhet se një burrë raportoi se vajza ka dalë nga shtëpia dhe ka komunikuar me të në rrjetet sociale, por ajo s’ia ka treguar vendndodhjen.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale ajo ka thënë e është mire por nuk ka treguar vendndodhjen. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Rastet janë iniciuar si “person i zhdukur”.

Lexo edhe:  Ky është inspektori që u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare