Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë në rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë për këtë periudhë kohore. Pas një mëngjesi të freskët, dita vijon me diell dhe me rritje rapide të temperaturave.

Temperatura në Kosovë deri në 28 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri deri në 32 gradë Celsius.

Të dilelën po ashtu na pret mot mjaft i ngrohtë dhe me diell e vranësira. Vonë pasdite do të ketë shtim të vranësirave ndërsa sistemi frontal afrohet nga veriperëndimi. Në mbrëmje reshje shiu do të fillojnë në Mal të Zi, pastaj edhe në Shqipëri, ndërsa orëve të natës edhe në territorin e Republikës së Kosovës e më vonë edhe në Maqedoninë e Veriut. Reshjet do të jenë kalimtare vende-vende intensive. Të hënën reshjet ndërpriten për të vazhduar vetëm në disa zona të caktuara herë pas here.

Nga e marta na pret mot i ndryshueshëm, me vranësira shpeshherë të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  E rëndë: Mitrovicasi tenton t’i jap fund jetës duke pirë barna, dërgohet urgjent në spital