Shkon në 61 numri i të helmuarve në Malishevë, një gjashtëvjeçar në gjendje më të rëndë

Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve në Malishevë, ka shkuar në 61.

“Deri tani në këto momente kur po flasim, janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, është shpreh ai në një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare është  në gjendje më të rëndë, njofton Klankosova.tv.

“Gjendja për momentin është më e rëndë për momentin është e një fëmijë të moshës gjashtëvjeçare. Komplikimet  e tij janë për momentin janë dridhjet, ethe, temperaturë dhe ka një çrregullim të sistemit nervor për momentin”, u shpreh tutje ai.

Lexo edhe:  Dasmorët pushtojnë tunelin e Kalimashit, dhjetëra vetura në autostradë