Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot na pret mot mjaft jo-stabil. Parashihen intervale kohore me diell vranësira të shpeshta të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite dhe në mbrëmje lokalisht priten rrebeshe intensive me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Rrebeshe intensive lokale me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër nesër parashihen edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore. Në disa vise ka gjasa për krijimin e disa shtrëngatave të fuqishme kalimtare. Kjo vlenë sidomos për shumë vise në Maqedoninë Veriore, Kosovë dhe disa vise në viset kontinentale të Shqipërisë.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të dielën, përpos Shqipërisë ku priten më shumë intervale kohore me diell dhe më pak rrebeshe shiu. Në viset tjera parashihen rrebeshe intensive lokale.

E Hëna na sjellë vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrebeshet e shiut do të jenë më të rralla dhe më të izoluara./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Dënohet me burgim të përjetshëm Besmir Ademi, burri që vrau me thikë mitrovicasen Jetmira Beka