Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me diell, vranësira të pakta lokale dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore.

Pas një mëngjesi të freskët, dita do të jetë kryesisht me diell dhe temperatura maksimale deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale në disa rajone, ndërsa rrebeshet e izoluara të shiut zhvendosen në ekstremin jugore të Shqipërisë. Temperaturat pothuajse verore sidomos në viset mesdhetare.

Të dielën një frontë i dobët i ftohtë ajror depërton në Kosovë duke ulur temperaturat dhe duke sjellur vranësira dhe ndonjë rigë lokale shiu. Erërat veriore do të fuqizohen, por fronti do të largohet shumë shpejtë duke hapur rrugën për stabilizim të menjëhershëm të motit nga e hëna. Në viset tjera fronti do të jetë shumë më i dobët dhe në Shqipëri as që do të ndjehet.

Fillimi i javës së re vjen me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të kemi fuqizimin e masave ajrore anticiklonike./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  575 mijë orë mësimore kanë humbur si pasojë e grevës, LDK: Dialogu është zgjidhja