Para tri javesh i vdiq nëna, sot vdiq edhe djali

Familjes Kajtazi në Gjilan i ka rënë mbi kokë dhembje e dyfishtë brenda më pak se një muaji.

Ende pa u tharë lotët për nënën Hatixhe, ka ndërruar jetë djali i saj, Talati.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

“Ende pa na u tha lotët për vdekjen e motrës Hatixhe, sonte na tronditi lajmi për vdekjen e djalit të saj, Talatit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Talat Kajtazi ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Varrimi do të bëhet me drekë, të dielen më 31 korrik 2022, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Lexo edhe:  I mituri në Fushë Kosovë deklaron rrejshëm se u sulmua dhe u grabit, Policia e zë në rrenë