Ministria Ekonomisë ngre alarmin: Kjo zonë mund të gjenerojë tërmete

Ministria e Ekonomisë ka dhënë detaje pasi në disa vendbanime kosovare u ndje një tërmet.

Sipas këtij dikasteri, bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, sot në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas Shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkali.

“Thellësia hipoqendrore ishte 5 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte – lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327; 7 km në Jugperëndim JP të Vitisë; 6 km në Verilindje VL të Kaçanikut; 2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj”, thuhet në kumtesë.

Tutje u tha se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret, apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët d.m.th. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila zonë në të kaluarën ishte goditur nga tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve.

“Kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”.

Lexo edhe:  U hoq nga vendi ku u vetëflijua, guri i Nanës Pashkë përfundon në mbeturina