Aksidenti i rëndë në Drenas, lëndohen dy shoferët

Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë përveç dëmeve të shumta, po shkaktohen edhe viktima.

E një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas, ku për pasojë janë lënduar dy persona.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

“Dy vozitësit e veturave kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Drenas”.

Derisa në pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali shihet se njëra veturë është rrotulluar midis rruge.

 

Lexo edhe:  Lladrovci në vizitë tek Hysni Gucati: Je krenaria e kombit