Pamje prekëse: Fëmijët e heroit, Afrim Bunjaku të pikëlluar kur përmendin emrin e babait të tyre

Shqipëria dje ka luajtur ndaj Ishujve Faroe ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues për “Euro 2024”.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja ka qenë e qetë nga të dy skuadrat dhe nuk ka pasur shumë raste konkrete.

Ndeshja e ditës së djeshme u zhvillua në kuadër të fazës eleminatore brenda grupit E për “Euro 2024”.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm edhe në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë e cila e kualifikoi në fazën tjetër të “Euro 2024”.

Festa e tifozëve të Kombëtarës ka filluar para ndeshjes por ka vazhduar edhe në orët e vona pasi që ata janë të grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku kanë nisur të nxehin atmosferën.

Së bashku me dhjetëra tifozë nga Kosova dje  janë nisur drejt kryeqytetit shqiptar edhe dy djemtë e heroit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën mëngjesin e 24 shtatorit, pas sulmit terrorist të serbëve në Banjskë.

Një video prekse është duke qarkulluar në rrjetin social ku djali i heroit Afrim Bunjaku,  është duke thirrur emrin e babit të tij të ndjerë në ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë në futboll.

VIDEO

Lexo edhe:  Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë