Gardiani sulmohet nga një i burgosur në Prizren  

Të hënën rreth orës 11:15, punëtori i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është në këtë qendër në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari, raporton Klan Kosova.

“Rr. Ibrahim Lutfiu, Prizren 20.11.2023 – 11:15. Viktima mashkull kosovar, punëtor i Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Prizren, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare për motive ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili është ne këtë qendër në mbajtje nga data 17.11.2023. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal si pasojë e lëndimeve të marra nga i dyshuari”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Latifi përfshihet sërish në debatin për shaminë: Kjo është historia tragjike e çikave të Kosovës