Aksidenti i rëndë në Istog, 6 persona bëhen për Spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës ka thënë për KALLXO.com se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

Të lënduarit janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rrugor Gurakoc- Klinë. Në aksident janë përshirë dy automjete, të lënduar kanë mbetur 6 persona, të cilët janë dërguar për tretman në Spitalin e Pjesë”- ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Lexo edhe:  Ish-drejtori i IPK-së: Ka rrezik potencial në veri, situata mund të eskalojë